Ekstremistë serbë kanë vendosur sërish barrikada
Mitrovicë, 14 tetor - Ekstremistë serbë kanë vendosur sërish barrikada të premten në thellësi të lagjës Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës.
Ata kanë shkarkuar zhavor nëpër disa pika të kësaj lagje në formën zik-zake, me qëllim të kontrollimit të lëvizjes së automjeteve të EULEX-it dhe të KFOR-it.
Rruga në të cilën janë vënë barrikadat çon nga Kroi i Vitakut në drejtim të Kodrës së Minatorëve dhe Zveqanit.