15 Janar 2025

Ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri një kosovar i dënuar

Tiranë, 1 maj - Interpol Tirana ka kryer këtë të premte ekstradimin nga Gjermania në Shqipëri të një shtetasi kosovar, të dënuar në mungesë për falsifikim.

Elez Rrahmanaj, sipas burimeve zyrtare të policisë, nga Suhareka e Kosovës, është dënuar nga Gjykata e Tiranës, një vit më parë, me 9 muaj burg për ‘falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave’.
 
“Nga hetimi paraprak e gjyqësor ka rezultuar se 48-vjeçari Rrahmanaj ka falsifikuar pasaportën e tij, duke vendosur në të një vizë polake të falsifikuar”, saktësuan burimet policore, sipas të cilave, arrestimi i të kërkuarit dhe më pas ekstradimi i tij erdhi falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me zyrën homologe në Wiesbaden, në Gjermani.

/Top Channel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)