Ekstradohet i akuzuari i nëntë për rastin Kleçka
Prishtinë, 14 prill - I akuzuari i nëntë, që është përfshirë për akuzën për krime lufte për rastin Kleçka, sot është ekstraduar nga Zvicra në Kosovë.
Arben Krasniqi është pjesë e grupit që ditë më parë është arrestuar nga EULEX për gjoja dyshime për krime lufte, ku bën pjesë edhe drejtori i Policisë rajonale të Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ndërkohë që një për të njëjtin rast EULEX ka ngrit padi ndaj deputetit Fatmir Limaj, por për shkak të imuntetit Limaj nuk është arrestuar.