23 Dhjetor 2024

Ekstradohen nga Kosova në Shqipëri dy shtetas shqiptar

Prishtinë, 14 mars - Ekstradohen nga Kosova për në Shqipëri shtetasit Gerald Mitre, i lindur me 22 korrik 1982, në Ersekë të Shqipërisë, i shpallur fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me Dashje”, e përcaktuar me nenin 76, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe i dënuar me 14 vjet burgim.

 

Si dhe Esat Metalijaj, i lindur me 31 mars 1962, në Tropojë të Shqipërisë, i shpallur fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i Femrave”, e përcaktuar me nenin 114/b, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe i dënuar me 15 vjet heqje lirie e 6 milion lekë.

Personat e lartcekur ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare dhe pas bashkëpunimit në mes Policisë së Shqipërisë dhe Policisë së Kosovës, këta të fundit kishin arritur t’i lokalizojnë dhe më pas t’i arrestojnë në Kosovë.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë për rastin Mitre dhe Gjykata e Qarkut në Pejë për rastin Metalijaj, kishin vendos në favor të ekstradimit të tyre dhe pas miratimit nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, sot me 14 mars 2011, është  bërë dorëzimi i tyre nga Policia e Kosovës tek Policia shqiptare, në pikën kufitare Morinë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)