Eksplodim në afërsi të kalimit kufitar në Bërnjak
Eksplodimi ka ndodhur rreth orës 19, ndërmjet punktit Tabalije, ku ndodhën pjesëtarët e MUP-it serbë, dhe punktit në Bërnjakut në të cilin gjenden ushtarët e KFOR-it, Policia e Kosovës dhe EULEX-i.
Në këtë eksplodim nuk ka pasur të lënduar e as dëme materiale, raporton Tanjug.
Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, ka thënë se policia është njoftua sonte për eksplodimin, që ka ndodhur afër Bërnjakut.
Hoti ka thënë se ende nuk dihet vendi i saktë ku ka ndodhur eksplodimi.
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviq nuk ka mundur të konfirmoj e as ta demantoj këtë lajm.
Vetëm gjysmë orë pas eksplodimit, në të ashtuquajturën Lagje e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, persona të panjohur kanë shtënë nga armë automatike. Nuk raportohet për të lënduar.