Ekspertët e OKB-së e vizitojnë Kosovën
Prishtinë, 24 qershor - Grupi Punues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjet e Detyrueshme ose të Pavullnetshme do ta vizitojë Kosovën më 24-26 qershor.
Në përbërje të Grupit Punues do të jenë: z. Ariel Dulitzky, znj. Jasminka Dzumhur, dhe z. Osman el-Hajje.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ekspertët e OKB-së do të takohen me përfaqësues të autoriteteve të Kosovës, me familjarë të personave të zhdukur, me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe me grupe të tjera të interesit. Ekspertët do ta vizitojnë edhe Graçanicën dhe Rezallën (komuna e Skënderajt).