Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s me drejtor te ri
Prishtinë, 28 qershor - Sot në hollin e ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes në Prishtinë mbahet ceremonia e ndërrimit të Drejtorit të Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s (NALT ) në Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjeneral brigade Michael G. Oberneyer është caktuar të marrë përsipër detyrën si drejtor i Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) nga gjeneral brigade Uwe A. Becker.
Në aktivitet do të jenë të pranishëm; Kryeministri Ramush Haradinaj, Ministri i Mbrojtjes, Komandanti i FSK-së, drejtues të lartë shtetëror, ambasadorë dhe atashe ushtarak të shteteve të ndryshme, përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it dhe të ftuar të tjerë.
Gjeneral brigade Becker kujton një qëndrim të suksesshëm: “Ne kemi arritur një marrëdhënie të shkëlqyeshme pune në një ambient të respektit reciprok, besimit dhe transparencës me kolegët tanë të FSK-së. Brenda mandateve tona përkatëse, ne kemi punuar së bashku për një qëllim të përbashkët: zhvillimin e një FSK-je profesionale, me përfaqësim nga të gjitha komunitetet, duke punuar për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë.”
Ai e lë NALT-in në duart e afta të kolegut të tij, gjeneral brigade OBERNEYER, i cili ka ndërtuar një karrierë mbresëlënëse në Forcat e Armatosura gjermane që kur iu bashkua atyre më 1983. Kohët e fundit, ai shërbeu si Përfaqësues Ushtarak Gjerman në Shtabin Suprem të Forcave të Përbashkëta të NATO-s për Evropë, (SHAPE) në Belgjikë.
Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës i NATO-s u krijua në gusht të vitit 2016. Misioni i tij është të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë që përfshinë dhënien e këshillave dhe mbështetjes me fokus në koordinimin e ndërtimit të kapaciteteve, edukimit dhe trajnimit.