Edhe sot vazhdojnë pritjet e gjata në pikëkalimin kufitar Merdare
Prishtinë, 4 gusht - Departameniti i Policisë Kufitare, ka bërë të ditur se edhe sot në pikëkalimin kufitar Merdare, vazhdojnë pritjet e gjata dhe krijimi i kolonave si ne hyrje për në Republikën e Kosovës ashtu edhe në dalje për në Serbi.
"Gjendja e tanishme, pritjet janë duke u bërë me orë të tëra nga të dyja anët, nga Kosova për në Serbi kolonat janë të gjata diku nga 200-300 metra, me pritje që zgjasin me nga 2-3 orë, ndërsa në hyrje sipas qytetarëve kolonat janë edhe më të gjata dhe pritet me orë të tëra (nga 3-4 orë)."
Situata dhe arsyeja në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët sipas policisë mbetet e njëjtë, ku e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca dhe mos puna e autoriteteve serbe.
Në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata, për këtë arsye ne i sugjerojmë qytetarët nëse munden ti shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet tjera kufitare dhe ti shmangen pritjeve në Merdare.