Edhe një shqiptar vritet në Siri
Damask, 29 prill - Egzon Avdyli është viktima e fundit shqiptare që është vrarë në Siri.
Egzoni në Siri kishte shkuar për të luftuar si xhihadist, mirëpo ai nuk u rikthye më në Norvegji, aty edhe ku jetonte, por mbeti i pa jetë atje mes luftimeve që janë duke u bërë në këtë vend.
Ai si shumë të tjerë e morën rrugën e Sirisë duke pretenduar se Siria është vendi i bekuar për xhihad.
Egzon Avdyli prej vitesh ka jetuar në Norvegji, dhe është me prejardhje nga Peja.