15 Maj 2024

Edhe një muaj paraburgim për Ukë Rugoven

Prishtinë, 23 qershor - Me kërkesën e një prokurori nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Prishtinës urdhëroi një muaj paraburgim për Ukë Rugovën, i dyshuar për kryerje të veprës penale të krimit të organizuar në lidhje me veprat penale të mashtrimit, ushtrimit të ndikimit, kontrabandës me emigrantë dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare apo autoritetit.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Prishtinës konstatoi se ekziston rreziku substancial që i pandehuri të ikë nga juridiksioni dhe që po ashtu ekziston rreziku konkret i frikësimit të dëshmitarëve.

Ukë Rugova u arrestua më 20 qershor 2014 bazuar në një urdhër të lëshuar nga një prokuror i PSRK-së.

Palët kanë të drejtë ankese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)