Edhe një hetim kundër Limajt
Prishtinë, 20 mars - Deputeti Fatmir Limaj është marrë sot në pyetje nga një prokuror i EULEX-it, por nuk i është përgjigjur pyetjeve të tij për rastin e ish-Ministrisë së Transportit dhe Post-telekomunikacionit, e hetuar për korrupsion.
Avokatët e Limajt e kanë quajtur jo ligjore përpjekjen e prokurorit, pasi që vlerësojnë se ka kaluar afati i prokurorisë sa i përket hetimeve për këtë rast, pas ngritjes së aktakuzës.
Pavarësisht kësaj Limaj mund përballet edhe me një aktakuzë të re për korrupsion. Prokuroria dyshon se ai mund të jetë i përfshirë në keqpërdorime me tender për ndërtim rrugësh.
Mund të konfirmojmë se Fatmir Limaj është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në rastin e dytë në lidhje me Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.\"
\"Ky është një hetim i ri në lidhje me tre tenderë të ndërtimit të rrugëve. Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka thënë, Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.
Limaj përballet me një aktakuzë tjetër në lidhje me MTPT-në, gjykimi i së cilës sipas EULEX-it nuk do të nisë pa përfunduar rasti Kleçka. Ky rigjykim nis më 18 prill.