26 Dhjetor 2024

Edhe në Prilluzhë tentohet me blloku rrugën

Prishtinë, 25 tetor - Një person i përkatësisë etnike serbe, banor i fshatit Prilluzhë, është arrestuar dhe ndaluar në lokalet policore në Vushtrri, pas bllokimit të rrugës dhe dëmtimit të pronës së luajtshme. Pengesat e vendosura në hyrje të fshatit janë larguar menjëherë nga Policia e Kosovës.

Rasti është regjistruar në mesnatë, në hyrje të fshatit Prilluzhë, ndërsa Policia e Kosovës ka kuptuar se së paku katër persona, kishin vendosur pengesa me qëllim të bllokimit të rrugës, ndërsa të njëjtit kishin sulmuar një automjet zyrtar, pronë e akademisë policore, i cili kishte rastisur në atë moment në vendin ku të dyshuarit kishin vendosur pengesat në rrugë.

Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin shqelmuar automjetin dhe kishin hedhur mjete të forta mbi automjetin derisa i njëjti ishte në kalim e sipër. Veç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar.

Njësitë policore të stacionit Vushtrri, të cilat kanë reaguar në vend të ngjarjes, kanë arritur që të arrestojnë dhe vejnë nën kontroll të dyshuarin M.Vojinovic, (1985), banor të fshatit Prilluzhë, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari i arrestuar, pas aplikimit të alko-testit, ka rezultuar me 1.72 promilë, të prezencës së alkoolit. Ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit policor me vendim të prokurorit publik.

Ndaj subjektit të arrestuar, do të iniciohet paraqitje penale për së paku dy vepra të kundërligjshme, “Prishje e rendit publik” dhe “dëmtim të pronës së luajtshme” ndërsa Policia e Kosovës është në kërkim të personave të tjerë të përfshirë në rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)