13 Maj 2024

Edhe gjashtë ish ushtarë të UÇK-së para drejtësisë

Prishtinë, 13 qershor - Misioni europian për rend dhe ligj, EULEX, do t'i nxjerrë sot para prokurorit edhe gjashtë ish-ushtarë të UÇK-së nën dyshime për krime lufte.

Burime të Gazetes Express, brenda misionit europian, kanë thënë se të gjithë të dyshuarit janë lajmëruar dje për procesin hetimor që po zhvillohet ndaj tyre.

”Ata dyshohen se kanë qenë të përfshirë në disa akte kriminale gjatë luftës. Që të gjithë duhet të lajmërohen nesër tek prokurori, në të kundërtën merren me forcë. Po gjate ditës, ata do të dalin para një gjykatësi, i cili do të vendos në lidhje me procedurat e mëtejshme”, ka thënë një burimi i Expressit, në kushte anonimiteti.

Emrat e të dyshuarve nuk dihen, por sipas burimeve, ata kanë mbajtur funksione të rëndësishme në zonat ku kanë operuar.

/Express/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)