04 Maj 2024

Edhe dy muaj paraburgim për Grupin e Drenicës

Prishtinë, 22 janar - Avokati mbrojtës Tomë Gashi ka bërë të ditur se Grupit të Drenicës i vazhdohet edhe për 2 muaj paraburgimi.

\"Gjyqtari i EULEX\'it,në cilësinë e Kryetarit të Trupit Gjykues në rastin e ushtarakëve të UÇK-s që njihen si \"Grupi i Drenices\" nuk e ka pritur fare skadimin e paraburgimit që do të ndodhte neser më 23 janar, por me vendim të ri ,sot ua ka vazhduar paraburgimin edhe për 2 muaj, deri më 23.mars 2014 Sylejman Selimit,Sami Lushtakut,Sahit Jasharit, Avni Zabelit, Hysni Thaqit,Jahir Demakut,dhe Zeqir Demakut\" ka thë Gashi.

\"Unë këtë vazhdim të paraburgimit e shoh si dënim pa gjykim të z.Sylejman Selimit dhe bashkëluftetarëve të tij. Ngase asnjëher që nga fillimi i këtij rasti nuk ka pas asnjë arsye ligjore dhe a të drejtesisë që të caktohet e të vazhdohet paraburgimi që nga data 31 maj 2013.\"

\"Përsëritja e arsyetimit tëgjyqtarit se ata mund të ikin dhe të ndikojnë në dëshmitarë nënjë gjykim eventual të ardhshëm ,është bërë një stereotip të cilit askush në Kosovë nuk i beson.\"

\"Këto arsye janë fyerje e parimit të pafajsisë,dhe nuk e di se si do të arsyetohen këto vendime të paligjshme kur nga një gjykatë e pavarur e pandikuar dhe e drejtë me siguri të plotë në gjykim do të lirohet i pafajshëm Sylejman Selimi,dhe shpresoj edhe gjithë ushtarakët e tjerë tè UCK-s të akuzuar në këtë rast për krime lufte. Ne avokatëve na mbetet të paraqesim ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë\" ka shtuar Gashi, i cili është avokat avokat i Sylejman Selimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)