Edhe dy muaj paraburgim për Grupin e Drenicës
Prishtinë, 23 gusht - Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë e ka aprovuar kërkesën e prokurorit për ta vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin për shtatë të pandehurit në një rast të krimeve të luftës.
Gjyqtari e refuzoi kërkesën për ndërprerjen e paraburgimit të parashtruar nga avokati mbrojtës i njërit prej të pandehurve.
Të pandehurve Sahit Jashari, Avni Zabeli, Sami Lushtaku, Hysni Thaçi, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, dhe Sylejman Selimi u është vazhduar paraburgimi deri më 23 tetor 2013.
Gjyqtari i procedurës paraprake e ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit, parashtresën e të pandehurve dhe shkresat e lëndës, dhe ka vlerësuar se prej kohës kur është zbatuar masa e arrestit shtëpiak më 24 maj 2013, si dhe më vonë kur është caktuar paraburgimi nga Gjykata e Apelit më 31 maj 2013 i cili është vazhduar më 23 qershor 2013, nuk kanë ndryshuar rrethanat e caktuara të cilat i përbëjnë kushtet për caktimin e kësaj mase.
Të pandehurit dyshohet se e kanë kryer në bashkë-kryerje veprën penale Krime të Luftës kundër Popullatës Civile në disa pika të saj.
Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).