03 Maj 2024

Edhe dy muaj paraburgim për "Grupin Drenica"

Prishtinë, 20 qershor - Prokurori i EULEX'it, Maurizio Salustro ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore kërkesën për vazhdimin e paraburgimit të shtatë të pandehurve në “Grupin Drenica”. E njëjta kërkesë i është dorëzuar edhe avokatëve mbrojtës të atyre që po hetohen për këtë rast.

Këtë e ka konfirmuar Arianit Koci, avokati mbrojtës i kryetarit të Komunës së Skenderajt Sami Lushtakut.

“Sot kam pranuar nga prokuroria speciale kërkesën për vazhdimin e paraburgimit të Lushtakut dhe të tjerëve”, ka konfirmuat Koci për Express.

Sipas tij, prokuroria ka kërkuar që paraburgimi i tyre të vazhdohet hiç më pak se për një periudhë prej dy muajsh.

“Nëse eventualisht aprovohet kjo kërkesë nga ana gjyqtarit të procedurës paraprake unë menjëherë do ta ushtrojë ankesën, për shkak se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për përcaktimin e paraburgimit”, ka pohuar Koci.

Kjo pasi sipas tij prokuroria mund t’i zhvilloje hetimet pa kurrfarë problemi.

“Por caktimi i kësaj mase është plotësisht i panevojshëm”, tha ai.

Koci gjithashtu vlerëson se kjo masë që e ka propozuar prokuroria është e pa nevojshme edhe për faktin se klienti i tij, në këtë rast Sami Lushtaku është i pafajshëm dhe se kjo sipas tij kjo do të dëshmohet gjatë procesit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)