16 Janar 2025

Edhe Blerand Stavileci gjuhet me vezë

Prishtinë, 22 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është një nga përgjegjësit për shkatërrimin ekonomik të Kosovës.

Ai bashkë me Kryeministrin Isa Mustafa sipas VV u tërheqën nga Ligji për Trepçën, meqë një gjë të tillë e kërkoi Beogradi.

\"E për t’i shkuar edhe më për shtati politikave të Serbisë mbi Kosovën, Ministri Blerand Stavileci dje në Beograd nuk guxoi asnjëherë ta përmend fjalën Republikë, pra nuk guxoi të thotë “Republika e Kosovës”, përderisa në anën tjetër Marko Gjuriq vazhdimisht i referohej Kosovës si Kosovë e Metohi\", thekson VV.

Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s sot e gjuajtën me vezë këtë ministër, për t\'i treguar edhe njëherë Qeverisë së Kosovës që pa u tërhequr nga marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi nuk do të ketë qetësi dhe rehati për ministrat e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)