Edhe 14 persona kërkohen për terrorizëm
Prishtinë, 19 gusht - Numri i të arrestuarve , nga dosja që është duke e hetuar prokurori, Blerim Isufaj, ka arritur në 43, ndërsa 14 të tjerë janë në kërkim nga ana e organeve të rendit.
Liridona Kozmaqi, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka njoftuar për Zërin se të premten e javës së kaluar është arrestuar edhe një person tjetër në Pejë e një në Prizren. edhe 14 të tjerë mbeten në arrarti, ka thënë Kozmaqi.
Teksa 14 persona janë në kërkim nga ana e organeve të rendit, ndaj 43 personave të arrestuar tashmë është caktuar paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh. (INA)