EC Ma Ndryshe me aktivitet ndërgjegjësuese për hapësirat publike
Prizren, 3 dhjetor - Organizata Jo Qeveritare EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese lidhur me hapësirat publike për të gjithë të cilat do të mbahen sot në Parkun e Qytet, Kejin përballë xhamisë së “Sinan Pashës” dhe në Marash.
Aktivitetet kanë për qëllim që të përcjellin porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes.
Në Parkun e Qytetit dhe në Marash do të vendosen luhatëset për personat me aftësi të kufizuara, të cilat do të integrohen në këndet e lojrave që tashmë ekzistojnë në këto hapësira.
Në Kej do të bëhet shpalosja e banerit i cili do të pasqyrojë një plan shtëpie dhe barrierat ditore me të cilat ballafaqohet kjo kategori e shoqërisë.