E sulmon ish-gruan në vendin e saj të punës
Prizren, 14 qershor - Policia në Prizren njofton se një person është arrestuar në rr. Rifat Ukimeri, për shkelje të urdhrit mbrojtës.
Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti duke mos respektuar urdhrin mbrojtës lëshuar nga gjykata, ka kanosur verbalisht ishbashkëshorten e tij derisa ishte në vendin e punës, njofton policia.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në një rast tjetër në Fushë Kosovë një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.