E sulmojnë femrën dhe i grabitin qantën e krahut
Prishtinë, 25 qershor - Persona të panjohur kanë sulmuar në Prishtinë menjëherë pas mesnate një grua dhe i kanë grabitur qantën e krahut bashkë me gjësendet që kishte në të.
Policia raporton se rasti ka ndodhur në rrugën Beqir Kastrati në Prishtinë.
\"Viktima femër shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugë, dy të dyshuar të panjohur i kanë grabitur qantën e krahut në të cilën kishte një telefon, 35 euro para, stoli ari në vlerë 150 euro dhe dokumente personale\", thuhet në raportin e policisë.
Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.
\"Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin\", thuhet në raport.