E rrah ish-bashkëshorten
Prishtinë, 13 qershor - Policia njofton se dje në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten viktimën femër shtetase e Shqipërisë.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.