E kërcënon ish të dashurën
Vushtrri, 19 qershor - Një person është arrestuar në Vushtrri pasi kishte kërcënuar përmes telefonit ish të dashurën.
"Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se është kanosur përmes telefoni nga i dyshuari mashkull shqiptar me të cilin kishte qenë më herët në lidhje", thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Në një rast tjetër në Fushë Kosovë, policia raporton se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti për motive të panjohura, dyshohet se ka rrahur bashkëshorten e tij.
"Viktima, për shkak të lëndimeve të lehta, ka refuzuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e policisë.