E gjuan me armë në këmbë
Prishtinë, 17 korrik - Policia raporton se mbrëmë ka ndodhur një tentimvrasje në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në rrugën Perandori Dioklecian.
\"I dyshuari mashkull shqiptar për motive të panjohura ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër dhe e ka goditur në këmbë duke i shkaktuar lëndim trupor\", thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7 mm dhe po ashtu pas hetimit kanë gjetur dhe kanë sekuestruar edhe veturën e cila dyshohet se e është përdorur nga të dyshuarit.
\"Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar\", njofton policia.