15 Janar 2025

Dyshimet aktuale janë duke u hetuar nga Task-Forca e pavarur,

Prishtinë, 16 prill -  Në lidhje me Raportin e ekspertit të pavarur, Jean-Paul Jacqué, të publikuar kohët e fundit, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dëshiron  të falënderojë z. Jaque, për punën dhe përpjekjet e tij. Në të njëjtën kohë ka nevojë të potencohet se Raporti nuk ka marrë një qëndrim për çështjen se a ka pasur apo jo korrupsion brenda mision të EULEX-it.

Dyshimet aktuale janë duke u hetuar nga Task-Forca e pavarur, ekip i përzier nga prokurorët dhe policët e Kosovës dhe  EULEX-it. Task-Forca është duke punuar nën ombrellën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi për të informuar publikun dhe gjithashtu t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për të mbështetur më tej punën e Task-Forcës, në punën e tyre të vështirë, duke siguruar informacion në mënyrë aktive, duke iu përgjigjur kërkesave të ndryshme menjëherë, në mënyrë që të zgjidh këtë çështje në bazë të ligjit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)