Dy vëllezër gjenden të vrarë në një pyll në Kosuriq të Pejës
\"Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, sot me datë 22.07.2017 rreth orës 00:25 është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një pyll në afërsi të fshatit Kosuriq komuna Pejë. Menjëherë janë dërguar në atë lokacion njësite relevante të PK-ës, me çrast duke kërkuar në ketë pyll kanë hasur dy viktima, që të dy vëllezër, të cilët ishin të qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë e të shtënave kishin ndërruar jetë në vendin e ngjarjes\", thuhet në njoftimin e Policisë në Pejë.
Bëhet e ditur se në vendin e krimit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe lidhur me këtë janë njoftuar prokurori i shtetit dhe njësitet relevante për hetimin e krimeve serioze DRP Pejë.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimave. \"Edhe njësiti policor K-9, ishte i domosdoshëm në ketë rast gjatë zhvillimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes\", thuhet në raport.
Hetuesit policor rajonal, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë quar kryesit e këtij akti kriminal të kryejnë ketë vrasje të dy viktimave vëllezër, shtetas shqiptar të Kosovës R.B.(1989) dhe A.B.(1986).
Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në QKUK Prishtinë me vendim të prokurorit shtetit.
Hetuesit policor të Njësitit rajonal të hetimeve DRP Pejë, pas një pune intensive operativo- hetimore kanë identifikuar, kanë shoqëruar dhe më pas arrestuar tre personat e dyshuar te mundshëm të veprës së vrasjes, të cilët me vendim të prokurorit shtetit uështë caktuar masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore. Po ashtu është arrestuar edhe një person tjetër për veprën e vjedhjes së pyllit.