Dy togje të FSK-së udhëtuan në Turqi dhe Holandë
Një tog prej 33 pjesëtarëve nën komandën e Major Enver Vocës, udhëtoi për në Republikën e Turqisë, ku në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të Ushtrië së Turqisë dhe FSK-së, do të marrë pjesë në trajnimin dy javor të Kërkim - shpëtimit urban.
Togu tjetër prej 30 pjesëtarëve nën drejtimin e Toger Fatbardha Osaj udhëtoi për të marrë pjesë në ,,Marshin tradicional katër ditor në Nijmegen të Holandës. Ky është një marshim i ushtrive të botës, ku FSK-ja në dy vitet e kaluar ka qenë ndër të parat dhe është nderuar me medalje.
Për ti përcjellë këto dy togje jashtë vendit kishte dalë komandanti i Kommandës së Forcës Tokësore (KFT) të FSK-së gjeneralmajor Rrahman Rama dhe Shefi i Shtabit të KFT-së kolonel Naim Haziri dhe epror të tjerë.
Gjeneral Rama duke i përshendetur pjesëtarët e FSK-së ju uroi sukses në trajnime, duke kërkuar që ta përfaqësojnë denjësisht FSK-në dhe Kosovën.
Kurse garuesve në Holandë ju uroi sukses me kërkesën që të përserisin suksesin e dy herave të kaluara dhe të kthehen me rezultate të larta nga marshimi në Holandë.