14 Janar 2025

Dy tërmete godasin Shqipërinë, lëkundjet ndihen në Kosovë

Tiranë, 7 shkurt - Lëkundje të fuqishme janë ndjerë në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

Tërmeti i fuqishëm ka goditur pjesën e Ballkanit Perëndimor, për të pasuar edhe me dy tërmete tjera të magnitudës më të ulët.

15 minua pas tërmetit të fuqishëm dy tërmete të tjera kanë goditur Shqipërinë, njëri me magnitudë 2.2 shkalle dhe tjetri me magnitudë 3.2 shkallë.

Saktësisht në orën 02:56 është ndjerë një tërmet i fuqishëm në Ballkanin Perëndimor, me epiqendër në Shqipëri.

Tërmeti është ndier në gjithë Shqipërinë, me epiqendër 64 kilometra në veriperëndim të Tiranës, saktësisht në Rrëshen, si dhe në të gjitha qytetet e Kosovës.

Tërmeti ishte i 4.7 shkallës Rihter, ndërsa mësohet se është ndier edhe në Maqedoni, por me intensitet më të ulët.

Ky është tërmeti i tretë pas dy tërmeteve të tjera që goditën Ballkanin Perëndimor, me epiqendrën Kosovën në dy ditët e fundit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)