Dy të vdekur nënjë aksident në Pejë
Prishtinë, 31 janar - Në një aksident të rëndë trafiku në qytetin e Pejës kanë humbur jetën dy të rinj Agim Tolaj dhe Valon Dukaj nga fshati Dranoc i Komunës së Deçanit.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, nëpërmjet një postimi në profilin e vet në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjeve Tolaj dhe Dukaj. Familjeve u shpreh ngushëllime për humbjen e më të afërmeve të tyre. Dhembja ka kapluar Deçanin për këtë rast tragjik, prandaj të gjithë ne bashkë e ndjejmë dhimbjen për Agimin dhe Valonin, ka shkruar Selmanaj.
Varrimi i të ndjerëve do të bëhet sot në orën 16:30 në fshatin Dranoc.