Dy të vdekur në liqenin e Gazivodës

Mitrovicë, 14 korrik - Dy trupa të pajetë janë gjetur në liqenin e Gazivodës, ndërsa po gjurmohet edhe për dy trupa tjerë, që dyshohet të kenë humbur jetën pas një ndeshje në mes të dy barkave motorike.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në liqenin e Gazivodës, përkatësisht tek vendi I quajtur Banjë të komunës së Zubin Potokut.
Sipas dëshmitarëve okularë, mbrëmë pas mesnate në liqenin e Gazivodës janë ndeshur dy barka motorike mes vete, në të cilat kanë qenë katër persona.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e policisë dhe ekipe të tjera të cilat janë të përfshira në hetime.