08 Maj 2024

Dy raketa balistike lëshohen drejt Sirisë

Damask, 3 shtator - Radarët e Rusisë kanë kapur dy raketa balistike të lëshuara nga linjda e Mesdheut, bën të ditur ministri rus i Mbrojtës.

Lëshimi i tyre bëhet i ditur se, ka ndodhur rreth orës 06:16 të ditës së sotme.

Trajektorja e tyre raportohet se, ka qenë nga qendra e detit Mesdhe në drejtim të bregut lindor.

Ambasada e Sirisë në Moskë nuk ka ende asnjë informacion për incidentin. Nuk ka informacion për sulm apo shpërthim në Damask nga kjo ambasadë. Ndërsa ushtria izraelite nuk ka asnjë të dhënë për lëshimin e ndonjë rakete balistike.

Për këtë gjë është Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është informuar nga ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, raporton agjencia informative “RIA Novosti”.

Ende nuk dihet se nga ku dhe kush i ka lëshuar këto raketa por  SHBA-të janë kritikuar disa ditë më parë për dërgimin e luftanije në Detin Mesdhe, shumë pranë Sirisë.

Rusia ka dy radarë në jug të saj, të cilët komandohet nga Forcat Mbrojtëse të Hapësirës Ajrore dhe rrezet e tyre mbulojnë Lindjen e Mesme. Raketa balistike ka një ose më shumë koka rakete dhe qëllon një objektiv të paracaktuar. Raketat me rreze të shkurtër janë projektuar që të arrijnë deri mbi atmosferë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)