15 Janar 2025

Dy pjesëtar të FSK-së certifikohen Instruktor të Trajnimit Fizik

Prishtinë, 8 shtator - Në Shkollën Ushtarake të Anglisë të Trajnimit Fizik, FSK sot pati dy arritje. Dy pjesëtar të stafit të saj u kualifikuan  të suksesshëm si instruktor të trajnimit fizik.

Pjesëtarja e FSK-së Gentiana Karpuzi  u bë e para femër ushtare jo angleze që përfundoi tërësisht kursin e ushtrisë britaneze, “Kursin e Instruktorëve të Trajnimit Fizik”.

Ky kurs  rigoroz tridhjetë (30) javor është i hapur vetëm për ushtarët më të mirë të ushtrisë së Britanisë të cilët dëshirojnë të specializohen në fushën e trajnimit fizik.

Po ashtu edhe pjesëtari Emir Vllasa ka përfunduar  “Kursin e instruktorit të trajnimit fizik të të gjitha armëve”. Në këtë kurs studentët mësojnë të ngritin programe të trajnimit fizik  dhe të udhëheqin seanca të trajnimit në palestër.

Për të përcjellë nga afër këtë ceremoni të certifikimit në Shkollën Ushtarake të Anglisë të Trajnimit Fizik, ishin të pranishëm edhe drejtor i Drejtorisë së Operacioneve në MFSK gjeneral brigade Zymer Halimi, Shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së  Kolonel Naim Haziri dhe ambasadori i Kosovës në Londër Lirim Greiçevci.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)