Dy personave u ashpersohet dënimi për vjedhje
Prishtinë, 26 nëntor - Një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës se Apelit të Kosovës, duke vendosur sipas ankesës se Prokurorisë Themelore në Pejë ka marr vendim që tu a ashpërsoj dënimin shtetasve L.G dhe SH.B. të shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale raste të rënda të vjedhjes grabitqare ose grabitje nga neni 256 paragrafi 2, lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.
Ngjarja kishte ndodhur me 11.06.2012 në dyqanin e shtetasit nga Kina Ye Pei You, rruga Eliot Ëngell në Pejë.
Kështu L.G prej 11 vjet burgim sa i kishte shqiptuar shkalla e parë i është rritur dënimi në14 vjet, ndërsa SH.B nga 6 vjet në 7.
Kolegji po ashtu sipas ankesës se avokatit Haxhi Millaku ka vendosur që çështje ndaj të akuzuarit të tretë të këtij rasti B. K i cili ishte dënuar nga shkalla e parë me 3 vjet burgim si fajtor për ndihmë në raste të rënda të vjedhjes grabitqare ose grabitje, të kthehet në rigjykim për shkak të vërtetimit jo të plot dhe të gabuar të gjendjes faktike, shkelej të ligjit penal dhe vendimit për dënim.
Në çështjet tjera aktgjykimi i shkallës së ka mbetur i pa ndryshuar.