Dy ish ministrat e Kulturës më 10 tetor në gjyq
Prishtinë, 5 tetor - Gjykata e Qarkut e Prishtinës ka caktuar 10 tetorin për nisjen e seancës për konfirmim të aktakuzës së ngritur nga prokurorja e Qarkut, Drita Hajdari kundër dy ish-ministrave të Kulturës dhe dy producentëve.
Caktimin e seancës e ka konfirmuar për të përditshmen Koha Ditore vetë prokurorja. Ajo pret që të konfirmohet aktakuza dhe të ketë proces gjyqësor.
Seanca është caktuar më 10 tetor, ka konfirmuar ajo, ndërsa shtoi se gjyqtari do të jetë vendas dhe jo përfaqësues i EULEX-it.
Dy ish-ministrat Astrit Haraqija, Valton Beqiri dhe producentët Armond Morina dhe Nehat Fejza janë të pandehur për arsye korrupsioni.
Besohet, se ish-ministrat i kanë dhënë para në mënyrë të paligjshme producentit të kompanisë Morina Films, për të bërë filmin Mysafir në sofër dhe Concordia Pictures për filmin Power Cuts.