Durrës, vdes në traget një shtetase nga Kosova
Durrës, 18 korrik - Një shtetase nga Kosova ka humbur jetën në traget teksa po vinte për në Durrës.
Radhët e gjata si dhe tejmbushjet nëpër tragete, kanë qenë fatale për 48-vjeçaren Gjylzane Morina.
Dyshimet paraprake të policisë thonë se viktima mund të ketë pësuar një atak kardiak, për ende nuk dihet saktësisht shkaqet e vdekjes së saj.
Gruaja jetonte në Slloveni dhe 11 vite më parë kishte lindur vajzën e saj në Vlorë, pikërisht më 1999, nga ku të bijës i kishte vënë emrin e qytetit bregdetar.
Ajo po kthehet për të vizituar qytetin në shenjë përkujtimi së bashku me të bijën, por nuk mundi të shkonte gjer atje.
Autoritetet shqiptare kanë njoftuar familjen e gruas në Kosovës, ndërkohë që për këtë rast është interesuar edhe ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë.