Duka i Madh Henri i Luksemburgut vizitoi KFOR-in
Prishinë, 28 maj - Lartësia e Tij Duka i Madh Henri i Luksemburgut vizitoi sot Shtabin e KFOR-it në kampin \'Film City\' në Prishtinë.
Rojet e nderit dhe Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Salvatore Farina, kanë pritur Dukën e Madh i cili ishte i shoqëruar nga zëvendës kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes Etienne Schneider, një delegacion parlamentar dhe personalitete të tjera në mesin e të cilëve ishte edhe ambasadori ne Kosovë, Leon Delvaux, dhe Shefi i Mbrojtjes Gjenerali Mario Daubenfeld.
KOM KFOR-i dhe Duka i Madh diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë, zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit si dhe mbështetjen për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Lartësia e Tij Mbretërore dhe delegacioni i Luksemburgut pastaj u informuan nga stafi shumëkombësh për qëndrimin aktual të KFOR-it dhe planet e ardhshme të bazuara në kushtet e tanishme.
Përveç kësaj Gjenerali Farina e informoi Dukën e Madh në lidhje me përfshirjen e KFOR-it si reagues i tretë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Lartësia e Tij Duka i Madh Henri i Luksemburgut konfirmoi mbështetjen e plotë të vendit të tij për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe përkrahjen për përpjekjet e KFOR-it për të siguruar realizimin e misionit të NATO-s në Kosovë.
KOM KFOR-i shprehu vlerësimin e tij për kontributin e Luksemburgut, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e trupave të këtij vendi.
Në përfundim të vizitës së tij, Lartësia e Tij Duka i Madh Henri i Luksemburgut vizitoi kontingjentin e Luksemburgut në kampin në Novosellë dhe mori pjesë në një ceremoni për të nderuar kontingjentin e Luksemburgut me Medaljen e NATO-s.
Gjeneral Major Farina falënderoi Dukën e Madh për vizitën.