07 Maj 2024

Duhet punuar me shumë në integrimin e përsonave të riatdhesuar

Prishtinë, 12 mars - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim Vincent Cochetel, Drejtor i UNHCR-së për Zyrën në Evropë.

 Gjatë këtij takimi u diskutua për çështje me interes  të dyanshëm, si ,migrimin  e parregullt dhe integrimin e personave te riatdhesuar, mundësitë dhe format e avancimit të Integrimit sa më të suksesshëm  të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptianë në sistemin arsimor në Kosovë

Ministrja Çitaku falenderoi UNHCER-in, si partner serioz për ndihmën që kanë ofruar deri më tani në procesin  e  riatdhesimit dhe krijmit të kushteve sa më të mira për ta, ajo  gjithashtu tha se duhet  punuar  edhe më shumë në integrimin e përsonave të riatdhesuar nga radhët  e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Ministrja Çitaku edhe një herë përsëriti  përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë  komunitetet që jetojnë në Kosovë,  si dhe personat e riatdhesuar.

Ajo deklaroi se është duke punuar me intenzitet të shtuar në mënyrë që integrimi i i personave të riatdhesuar dhe komuniteteve  të jetë sa më efektiv, dhe të sjellë rezultate  në  gjithë shoqërinë.
 
Në kuadër të këtij angazhimi janë organizuar shumë takime, diskutime të hapura me përfaqësues të Qeverisë, donatorëve, OJQ-ve, të cilët janë aktiv në fushën e mbështetjes së integrimit të personave të riatdhesuar dhe komuniteteve, që kanë nevojë për mbështje të shtuar me synim të vlerësimit të gjendjes aktuale dhe ndërmarrjes së hapave adekuate bazuar në të gjeturat e evidentuara ka thënë ministrja Çitaku.

Nga  ana e tij Drejtori Vincent Cochetel, ka shtuar edhe më tej angazhimin dhe përkushtimin  e UNHCR, për të kontribuar në mbështetjen  e  proceseve të integruara për personat me  kërkesa  të veçanta në kosovë por edhe  më gjërë.










 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)