Drews: Së bashku duhet ta mbajm situatën të stabilizuar
Prishtinë, 21 mars - Komandanti i KFOR-it Erhard Drews, ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet kosovare do bëjnë gjithçka që ta mbajnë të stabilizuar situatën në Kosovë.
Gjenerali gjerman këtë deklaratë e ka bërë gjatë qëndrimit në Kaçanik, ku është takuar me krerë të komunës dhe të policisë.
Unë shpresoj dhe besoj që edhe bashkësia ndërkombëtare së bashku me organizatat: EULEX, UNMIK, OSBE, do të bëjnë gjithçka që të mos vijë deri te tensionimi i situatës.\"
\"Gjithashtu besoj që edhe Qeveria në Prishtinë do t`i ketë veprimet shumë të matura dhe të ndërgjegjshme dhe se bashkë me organizatat ndërkombëtare do t`ia dalin mbanë çfarëdo situate, pavarësisht çfarë do të jetë ajo, ka thënë gjenerali Drews, në një prononcim për gazetarët.