Drews: Qeveria e Kosovës të shmang 25 korrikun

Mitrovicë, 19 prill - Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Drews, vlerëson se situata në veriun e Kosovës është tensionuar në prag të zgjedhjeve të Serbisë, ndërsa ka kërkuar nga palët të ruajnë qetësinë.
Drews ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të jetë e përmbajtur dhe të mos ndërmarrë ndonjë aksion të ngjashëm me atë të 25 korrikut të vitit të kaluar, duke marrë parasysh pasojat e këtij operacioni.
Këto komente komandanti i KFOR-it, Erhard Drews i ka bërë pas vizitës në veriun e vendit, ku tha se qeveria me maturi duhet të parandalojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
Shefi i Trupave paqeruajtëse të NATO-së në Kosovë, gjenerali Erhard Drews,vlerësoi se situata në veri të vendit mbetet e tensionuar, ndërsa trupat e KFOR-it po e kryejnë punën e vet për ti ofruar siguri popullatës në këtë pjesë të territorit të Kosovës.
Kam ardhur këtu që ti vizitoi ushtarët e KFOR-it që janë të vendosur te lagjja Tre rrokaqiejt. Pas shpërthimeve gjendja është qetësuar dhe u jam shumë mirënjohës ushtarëve të mi që me prezencën e tyre kanë krijuar një mjedis të sigurt. Do të ketë aq ushtar sa unë e shoh të nevojshme. Nuk mund të them se pas ngjarjeve të fundit gjendja është përkeqësuar, por mund të tensionohet me afrimin e zgjedhjeve serbe, tha gjenerali Drews.
Gjenerali i KFOR-it, Erhard Drews kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të jetë e përmbajtur dhe të mos ndërmarrë ndonjë aksion si ai i 25 korrikut të vitit të kaluar, duke marrë parasysh pasojat e këtij operacioni.
Ne të gjithë i dimë pasojat e 25 korrikut të vitit të kaluar dhe nuk besoi që njëri prej nesh e dëshiron një rezultat të tillë. Kam besim të madh në maturinë e qeverisë së Kosovës dhe besoi që me këtë maturi duhet të veprojmë, tha Erhard Drews, komandant i Përgjithshëm i KFOR-it.
Pra, unë kam besim të plotë në qeveri, ata në mënyrë të pjekur duhet ti shfrytëzojnë mundësitë për të parandaluar zgjedhjet e Serbisë në pjesën veriore dhe natyrisht të sillen në mënyrë të duhur dhe në koordinim me faktorin ndërkombëtarë, ka shtuar ai.