Drews: Ndryshimi i kufijve të Kosovës, sjell ndarje në Ballkan
Prishtinë, 15 maj - Ndryshimi i kufijve të Kosovës do të çojë deri te ndarjet e reja në Ballkan dhe kjo do të ishte kërcënim për paqen në rajon. Kështu ka deklaruar komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, gjatë një konference për media në Pejë, ku ka lavdëruar punën e forcave paqeruajtëse në Kosovë.
Në konferencën për media, gjeneral Drews është shprehur i bindur se Kosova është duke ecur përpara dhe në këtë drejtim duhet të shikojmë vetëm nga e ardhmja dhe jo e kaluara. Në insistimin e gazetareve për sigurinë në pjesën veriore të Mitrovicës, Drews ka thënë se KFOR-i ofron siguri për të gjithë qytetarët, duke përfshirë edhe pjesën veriore.
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës mandatin e tyre e kanë të krijojnë siguri në gjithë vendin, por respektimi i ligjit lidhet edhe me EULEX-in. Është kënaqësi që sot jam këtu, në ndërrimin e komandës."
"Puna e ushtarëve italian ka qenë shumë e mirë dhe keni kryer një mision të suksesshëm në kuadër të KFOR-it. Prej12 vjetësh KFOR-i ofron siguri për të gjithë qytetarët, ka thënë Drews, për të premtuar se KFOR-i do të vazhdojë të punojë me gjithë mekanizmat kosovare që të rritet aktiviteti për siguri i të gjitha komuniteteve.
Pas fjalimeve është shënuar edhe ceremonia e ndërrimit të komandave. Komandanti i ri i kësaj zonë është koloneli i artilerisë kundërajrore Sebastiano Longo. Ushtarët alpinistë italianë të hënën kanë përfunduar misionin e tyre 6-mujor, për t`i lënë radhën artilerisë kundërajrore.