26 Dhjetor 2024

Drews kërkon serish largimin e barrikadave

Prishtinë, 2 nëntor - Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews sot vizitoi pikën kufitare në Bernjak, në anën Serbe si dhe fshatin Zupçe në anën përëndimore meqë ishte posqërisht i interesuar të marrë përshtypje të disponimit të popullatës lokale në bllokadat rrugore.

Gjatë vizitës ai pati kontakt të afërt me popullatën lokale në bllokadat rrugore. KFOR në një komunikatë për media thotë se ata lehtësisht shkëmbyen diskutime me komandantin e KFOR-it dhe se gjithnjë ishte një atmosferë relaksuese.

Rastësisht ai takoi përfaqësuesin e komunës së Zubin Potokut në Zupçe, i cili ishte duke u kthyer nga takimi javor me EULEX-in dhe KFOR-in.

Komandanti i KFOR-it dhe përfaqësuesi i komunës shkëmbyen pikëpamjet e tyre në praninë e popullatës lokale.

Në kuadër të këtij diskutimi, Drews tha se është i shqetësuar për kamionët e rinj në barrikada.

\"Në rast të largimit të barrikadave rrugore, automjetet e shtrenjta mund të dëmtohen, dhe ashtu siç i kam paralajmëruar haptas të gjithë, KFOR-i nuk do të kompenzojë asnjë dëm të shkaktuar nga operacionet e largimit të barrikadave, ka theksuar Drews.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)