Drews: Gjendja në veri është e qetë
Prishtinë, 27 janar - Komandanti i KFOR-it Erhard Drews tha se gjendja në veri të vendit është e qetë edhe pse barrikadat e serbëve vazhdojnë të jenë në disa rrugë.
Barrikadat ai i quajti pjesë të mentalitetit të serbëve në veri, të cilët janë të ndikuar nga strukturat kriminale, dhe nuk e pranojnë realitetin e ri në Kosovë.
Ndërkaq, KFOR-i po bën përgatitjet për bartjen e kompetencave tek Policia e Kosovës për sigurinë e Manastir të Deviçit në Komunën e Skënderajt.
Komandanti Erhard Drevs vizitoi sot këtë komunë ku bisedoi me kryetarin Sami Lushtaku për modalitete e bartjes së përgjegjësive. Gjenerali Drevs vizitoi edhe varrezat e dëshmorëve në Prekaz.