Drews: FSK përgjegjëse për të ardhmen e Kosovës
Prishtinë, 28 gusht - Forca e Sigurisë së Kosovës ka përparuar dhe sot është e gatshme të përmbush misionin e saj dhe të reagoj shpejt në rast të krizave dhe fatkeqësive natyrore. Kështu vlerësoi Komandanti i KFOR-it Erhard Drews gjatë ceremonisë lamtumirëse të organizuar nga FSK-ja me rastin e përfundimit të misionit të tij.
Komandanti i KFOR-it Erhard Drews, në vizitën e tij lamtumirës në Ministrin e FSK-së, të organizuar nga Komandanti i FSK-së, u prit nga Njësia Ceremoniale e FSK-së dhe kuadratet e rreshtuara të FSK-së. Me këtë rast Drews tha se FSK-ja është përgjegjëse e parë për të ndërtuar themelet e forta për të ardhmen e Kosovës.
Të gjithë ju mbani përgjegjësi të lartë si pjesëtarë të parë që të ndërtoni themele të forta për të ardhmen e FSK-së. Gjithsesi do të formoni edhe të ardhmen e Kosovës për gjeneratat që do të vijnë, tha Drews.
Ndërkaq Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, tha se FSK-ja tashmë është e ngritur me një strukturë profesonale dhe standare të NATO-s si dhe, do të jetë kontribuese aktive në funksion të paqes dhe zhvillimit demokratik të Kosovës.
Bashkësia ndërkombëtare NATO-dhe KFOR duhet ta konsiderojnë sukses të vërtet të tyre ndërtimin e kapaciteteve të plota të FSK-së, duhet vlerësuar si histori dhe suksesin tonë të përbashkët, tha Kastrati.
Komandanti i FSK-së Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati dekoroi gjeneralin Drews më medaljen Arritje e Dalluar për kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së.