26 Dhjetor 2024

Drews e Sparkes nuk lejohen të shkojnë në Bërnjak

Prishtinë, 31 tetor - Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews dhe zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparkes nuk janë lejuar nga serbët e veriut të Kosovës të kalojnë përmes Zupçit për të shkuar në pikëkalimin kufitar në Bërnjak.

Serbët, raporton Tanjug, ishin të gatshëm ta lejojnë kalimin e KFOR-it, por jo edhe të EULEX-it.

Drews ka biseduar për rreth 15 minuta me nënkryetarin e komunës paralele të Zubin-Potokut, Srdan Duroviç, në tentivë për ta bindur që përveç KFOR-it të lejohet edhe kalimi i stafit të EULEX-it.

Duroviç ka thënë se automjetin e EULEX-it nuk mund ta lejojnë të kalojë para se “ky mision të distancohet nga institucionet e Kosovës dhe të veprojë neutral”.

Drews edhe më këtë rast ka kërkuar që të qarkullojnë lirshëm të gjithë përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

“Kjo është diçka që edhe ne e duam, por pa praninë e institucioneve të Prishtinës në veriun e Kosovës”, ka thënë Duroviç.

Lajmi se në drejtim të Zupçit është drejtuar edhe EULEX-i, ka bërë që serbët të mblidhen edhe te ura kryesore e Ibrit, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)