26 Dhjetor 2024

Drew: KFOR-i nuk është instrument i qeverisë

Prishtinë, 26 nëntor - Komandanti i KFOR it, gjenerali gjerman Erhard Drew tha në një intervistë për web-aqen e forcave të armatosura gjermane se as KFOR-i as EULEX-i nuk janë instrument të Qeverisë së Kosovës, por dëshiron një zgjidhje politike për Kosovën e cila do të kënaqte të dy palët.

“Unë orientohem sipas mandatit që KFOR-i të veprojë sipas parimeve dhe direktivave që marr nga Brukseli dhe nga shtetet përkatëse. Në asnjë rast nuk orientohem në pajtim me pritjet e qeverisë së Prishtinës\", citohet të ketë thënë Drews.

Gjenerali gjerman shtoi se “në rastin më të mirë mund të ndodhë që kërkesat e Prishtinës të përputhen me mandatin dhe direktivat që merr nga Brukseli, kështu që Prishtina në asnjë rast nuk ka instrumentalizuar KFOR-in”.

Pyetjes se cila është dëshira e tij lidhur me Kosovën për vitin 2012, Drews tha se “dëshiron zgjidhje politike për veriun e Kosovës që do të kënaqte të gjitha palët”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)