24 Dhjetor 2024

Drejtuesit e Institutit për Siguri Globale takojnë ministrin Rexhepi

Prishtinë, 4 korrik  - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në kabinetin e tij, Jeroen Gunning, James Sweeney dhe Alex Standish, drejtues të Institutit për Siguri Globale të Universitetit të Durhamit (DGSI), Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet në Kosovë, situatën e sigurisë në përgjithësi dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë në Kosovë, me fokus në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Kosovës.

Delegacioni nga DGSI shprehu kënaqësinë rreth të arriturave dhe progresit në Kosovë në zhvillimin e sektorit të sigurisë, duke potencuar mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen mes MPB dhe DGSI në fushat e zhvillimit të kapaciteteve të reja, të nevojshme për përmirësimin e sigurisë dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ministri Rexhepi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në fushat e zhvillimit të kapaciteteve dhe për iniciativa të tilla që avancojnë kapacitetet e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)