Drejtori i Policisë së Kosovës do të realizoj një takim në Beograd
Prishtinë, 9 mars - Me synimin e avancimit të bashkëpunimit policor me të gjitha shtetet e rajonit, bashkëpunim i cili ndërlidhet edhe me politikat e BE-së në kuadër të iniciativave rajonale, nesër me 10 mars 2015, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës i shoqëruar nga zyrtar të lartë të EULEX-it, do të realizoj një takim me homologun e tij në Beograd.
Bashkëpunimi policor me të gjitha shtetet e rajonit në përgjithësi e në veçanti në luftën kundër krimit të organizuar trans kufitar, dhe dukurive tjera negative, ka qenë, është dhe do të jetë prioritet strategjik i Policisë së Kosovës.