Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha mbajti takim me manaxhmentin e lartë të PK-së
Prishtinë, 29 mars - Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Gazmend Hoxha, ka mbajtur një takim pune me drejtorë të departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale policore (DRP).
Drejtori i Përgjithshëm Hoxha, nga pozita e re përshëndeti pjesëmarrësit në këtë takim dhe kërkoi angazhime të shtuara nga të gjithë drejtuesit e departamenteve, divizioneve dhe drejtorive rajonale policore, në zbatimin e ligjit dhe ofrimit të shërbimeve sa më efektive dhe efikase ndaj qytetarëve dhe vendit.
Siguria e përgjithshme, parandalimi i veprave penale, struktura organizative e PK-së dhe menaxhimi policor, avancimi i bashkëpunimit me komunitetin dhe aksidentet rrugore ishin ndër temat kryesore të këtij takimi, etj.
Drejtori i Policisë Hoxha, ofroi mbështetjen e tij të fuqishme për përfaqësuesit, respektivisht drejtorët kompetentë në adresimin e çështjeve të rëndësishme, arritjen objektivave të përbashkëta dhe avancimin e mëtejmë të punës policore.