15 Janar 2025

Drejtori i Doganës, Lulzim Rafuna merret në pyetje nga Policia

Prishtinë, 27 qershor - Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna ka qëndruar sot për rreth 5 orë e gjysmë në Policinë e Kosovës, zyrtarët e secilës e kanë intervistuar në cilësinë e të dyshuarit kryesor.

Ai dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare për veprën– lirim jo ligjor i veturës personale nga taksat doganore.

Këtë e ka konfirmuar për portalin Koha.net, zëdhënësi në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha.

“Mund të konfirmojmë që L.R. është intervistuar nga Policia e Kosovës lidhur me një rast të mëhershëm dhe për shkak të mos pengimit të këtij procesi. Nuk shohim të nevojshme dhënien e detajeve tjera”, ka thënë Hoxha për portalin Koha.net

Ndërkohë një ditë më parë, nga Drejtoria për Krime të Rënda e Policisë së Kosovës është intervistuar ish-Drejtori, Naim Huruglica, gjithashtu në cilësinë e te dyshuarit.

Pritet procedimi i kallëzimit penal nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.  


/Koha.net/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)