28 Prill 2024

Drejtori i burgjeve rizgjidhet pa konkurs

Prishtinë, 14 shkurt - Drejtori i deritashëm i burgjeve të Kosovës, Resmi Hoxha, në kundërshtim me ligjin dhe pa iu nënshtruar fare procedurave të konkursit publik është rizgjedhur edhe për një mandat pesëvjeçar në krye të këtij institucioni.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, në kundërshtim me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, gjegjësisht pa e shpallur konkursin publik për këtë pozitë kaq të rëndësishme, ka vendosur që Resmi Hoxhës t’ia vazhdojë edhe për pesë vjet qëndrimin në krye të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Kështu të paktën vlerësojnë njohësit e ligjit dhe avokatët. Sipas tyre, zgjedhja e Hoxhës në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve me një vendim, dhe moshapja e konkursit, siç kërkohet me dispozitat ligjore, përbënë shkelje të ligjit “me të dy këmbët” nga ana e Kuçit.

Avokati Xhevat Bici thotë se askund në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, të cilit i referohet Ministria e Drejtësisë, nuk thuhet se ministri mund t’ia vazhdojë kontratën, ose mandatin drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

“Është e vërtetë që Ministria ka qenë e detyruar t’i respektojë dispozitat ligjore në mënyrë korrekte, në mënyrë të përpiktë. Kjo i bie se edhe pse ka mundësi rizgjedhje prapëseprapë është dashtë të shpallet konkursi. Ai (Resmi Hoxha) mund të rizgjidhet, por pasi të konkurrojë në konkurs, e jo të rizgjidhet vetëm me një vendim të ministrit”, thotë Bici.

Ai thekson se në rastin e Hoxhës është shkelur Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.

/zeri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)